Temperaturat e larta këtë fundjavë kanë bërë që të jenë të shumtë pushuesit në plazhet e Vlorës, duke krijuar edhe trafik në rrugë.
Pushues të ardhur nga qytete të ndryshme, por dhe emigrant nga Italia thonë se Vlora ka ndryshuar, ashtu dhe plazhet e saj. Por nuk mungojnë problematikat që nga mungesa e dusheve, banjave publike apo dhe papastërtitë
Sipas pushuesve, kategoria e tyre si moshë e tretë nuk mund të përballojë dot koston e një plazhi privat edhe pse kushtet janë shumë të mira.
Gjithsesi sezoni turistik tashmë duket se ka nisur realisht dhe Vlora pritet të mbi popullohet nga pushues e turistë.



