Media serbe ‘Novosti’ ka reaguar, pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specialiazuara.
Në artikullin, i cili mban titullin “Gjarpëri nuk do të jetë më president i një shteti fals”, media serbe shkruan dhe për dorëheqjen e Thaçit nga posti.
Media serbe i është referuar Thaçit me nofkën e tij gjatë luftës së Kosovës, ku ishte drejtues politik i UÇK-së,
“Në mënyrë që të mbroj integritetin e (të ashtuquajturës) Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, unë po jap dorëheqjen nga pozita e presidentit sot. Ndihem shumë krenar për këtë përgjegjësi që mbaja. Në këto rrethana të reja, unë u bëj thirrje forcave politike që të bëjnë kujdes që të mos zhyten në një krizë të kushtueshme ose institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur, për të ruajtur qetësinë”, citojnë mediat serbe, ish presidentin Thaçi.



