Dhëndri sëmuret me Covid-19 para dasmës, nusja i organizon ceremoninë në spital

Dhëndri sëmuret me Covid-19 para dasmës, nusja i organizon ceremoninë në spital

Koronavirusi i ka prishur ditën më të bukur një çifti në SHBA. Grace Leimann dhe Carlos Muniz, një çift nga Teksasi kishin caktuar datën e martesës në mes të korrikut, por pak ditë para dasmës dhëndri u infektua me Covid-19.

Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe Carlos përfundoi në spital. Mirëpo, kjo situatë nuk e ndali Grace që të lidhte kurorë me dashurinë e jetës së saj dhe pasi u konsultua me mjekët e spitalit, i bëri partnerit një befasi.

Grace veshi fustanin e nusërisë dhe u fut në dhomën e Carlos. Ndërsa atij i kishte përgatitur një kostum letre duke ia vënë mbi shtrat.

Familjarët e Carlos dhe mjekët ishin të ftuarit e vetëm në ceremoninë e çiftit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy