17 kompani muzikore kamë paditur Twitter, dhe e akuzojnë se ka lejuar përdoruesit të publikojnë postime me muzikë, duke shkelur të drejtën e autorit të 1700 këngëve. Kërkesa zyrtare është depozituar në Gjykatën e Qarkut të Nashville, në Shtetet e Bashkuara, dhe kompanitë kërkojnë dëmshpërblim deri në 250 milionë dollarë. Këngët i përkasin kryesisht Taylor Swft, Beyoncé, The Weeknd, Ed Sheeran, Rolling Stones, Lady Gaga, Miranda Lambert dhe Rihanna. Përfaqësuesit e Sony Music Publishing, BMG Rights Management dhe Universal Music Publishing Group, thonë se shkelja është përkeqësuar që kur Elon Musk bleu Twitter tetorin e kaluar, duke pasur parasysh numrin e vogël të punonjësve të cilëve mund t'u referohet në rast problemesh. Sipas prokurorisë, platforma të tjera të mëdha si TikTok, Facebook dhe YouTube paguajnë kompanitë për muzikën e licencuar.



