Punonjësit kinezë do të duhet të punojnë më gjatë.
Mosha ligjore e pensionit në Kinë do të rritet gradualisht, njoftoi të premten agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, pasi plakja e popullsisë kërcënon ta zhysë vendin në një krizë serioze demografike.
Mosha ligjore e pensionit për meshkujt do të rritet gradualisht në 63 vjeç, krahasuar me 60 vjet që është aktualisht, dhe ajo për femrat do të rritet nga 50 në 55 vjeç, ose nga 55 në 58 vjeç, në varësi të llojit të punës së kryer, bën të ditur agjencia, duke cituar një vendim të qeverisë.



