U kapën me 324 kg kokainë të pastër në Greqi, shqiptarët mohojnë akuzat

U kapën me 324 kg kokainë të pastër në Greqi, shqiptarët mohojnë akuzat

Një sasi e konsiderueshme prej 324 kilogramë kokainë e pastër është sekuestruar gjatë 24 orëve të fundit në një operacion të zhvilluar nga policia greke në Selanik, ndërsa nën akuzë janë vënë edhe dy shtetas shqiptarë. Ata janë arrestuar bashkë me një shtetas kroat, ndërsa bashkëpunëtori tjetër, një 33-vjeçar nga Kroacia ia doli të arratisej pasi u hodh nga ballkoni i banesës ku qëndronte.

Operacioni policor u krye pas informacionit që morën për mbërritjen e një kontenieri me sasi të madhe kokaine, e cila vinte nga Amerika Latine. Mediat greke shkruajnë se ngarkesa dyshohet se ishte marrë nga dy kroatë dhe do të trafikohej nga shqiptarët, të identifikuar si Adrian dhe Nela. Sipas llogaritjeve të policisë, ishte parashikuar që sasia e lëndës narkotike të trefishohej duke sjellë fitime prej më shumë se 100 milionë euro. Droga ishte fshehur në arusha lodër, më konkretisht në 250 pako.

Dy shqiptarët, të cilët deklaruan se kanë një hotel në Rodos, mohuan që të jenë të përfshirë në trafikun e drogës. Ata thanë se udhëtuan drejt Selanikut për të blerë një pajisje për biznesin e tyre. Ndërsa kroati i arrestuar pranoi një pjesë të akuzave. Ndërkohë, po zhvillohen hetimet për të gjetur 33-vjeçarin që u arratis duke u hedhur nga ballkoni i një apartamenti, të cilin ai e kishte marrë me qira së bashku me bashkatdhetarin e tij të arrestuar.

Operacioni u krye nga oficerët e policisë të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut dhe konkretisht të Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Nën-Drejtorisë së Prokurorisë së Drogës, në bashkëpunim me zyrën e DEA të Athinës (shërbimi amerikan i ndjekjes së drogës) dhe Departamentet e Ndërhyrjes Emergjente dhe Prokurorisë së Drogës të Selanikut Lindor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy