
Greqia vijon të shënojë shifra të larta të koronavirusit. Sot autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 901 persona të prekur në 24 orët e fundit, ndërsa 58 kanë ndërruar jetë.
Problematike situata vijon në rajonin kryesor, Attica me 223 raste të reja teksa tre komuna perëndimore janë futur në masa të rrepta kufizuese. Po ashtu edhe Selaniku ka regjistruar 159 raste.
Numri total i rasteve të koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur 130485, ndërkohë që numri i viktimave së bashku me përditësimet e ditës së sotme është tashme 4102.
Greqia është me sytë nga BE për vaksinën, teksa me të gjitha gjasat vaksinimi në shtetin helen fillon para fundit të 2020, me Mitsotakis dhe gruan e tij të parët.



