Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare, Barbara Walters, ylli amerikan i ekranit të vogël.
Walters u bë spikerja e parë femër në një program lajmesh në mbrëmje me ABC.
Ajo hodhi hapat e saj të parë në NBC, më pas në vitin 1976 zbarkoi në ABC News, duke bërë kontratën e saj pesëvjeçare, 5 milionë dollarëshe.
Barbara Walters kaloi 50 vjet para kamerës, deri në moshën 84-vjeçare.
Në karrierën e saj, ikona amerikane ka intervistuar personazhet e famshëm kryesorë, ku pyetjeve të saj u janë përgjigjur të gjithë presidentët amerikanë nga Richard Nixon te Barack Obama, por edhe shahu i Iranit, Muammar Gaddafi dhe lideri kuban Fidel Castro.



