Motoristi që do përshkojë i vetëm Saharanë: Temperatura deri në 50 gradë, rreziqet e shkretëtirës

Motoristi që do përshkojë i vetëm Saharanë: Temperatura deri në 50 gradë, rreziqet e shkretëtirës

Motoristi Ardit Strica, flet mbi aventurën e jetës, teksa do të përshkojë shkretëtirën e Saharasë me motor ‘Off road”.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai zbuloi se aktualisht ndodhet ne Spanjë, duke shtuar se udhëtimi i Saharasë kërkon një lloj motori tjetër që është i llojit karkalec.

Sipas tij, duhet të shkosh deri te rëra e keqe, te dunat, dhe se i intereson që të mbërrij sa më shpejt në destinacion.

Para se të nisem i lutem Zotit që të shkojë mbarë, ka rreziqe, se përshkrimi i Saharasë, është një shkretëtirë dhe nuk ka asnjë lloj ndalese, nuk kap valë telefoni, nuk ka asnjë lloj ndihme, je i vetëm.

Temperaturat që kam kapur se kam qenë dhe herë tjetër në Marok, diku te 42 gradë celcius, por shkon edhe deri në 50 gradë celcius.

Fatmirësisht kam një sens orientimi shumë të mirë, por kam edhe një busull dhe nëse njeh drejtimin që je nisur dhe nuk devijon, ka shumë pak shanse të shkosh gabim.

I vetmi rrezik, është sepse fatkeqësisht ku do që shtrihet shkretëtira e Saharasë, janë zona që kanë konflikte mes shteteve dhe nuk janë zona të sigurta, ndodhet në kufi me Algjerinë dhe Algjeria me Marokun, nuk kanë marrëdhënie të mira.

Jam personi i parë që ka futur një motor me targa shqiptare në Marok, në vitin 2016 ishte më tepër si udhëtim turistik.

Motori që kam pasur në atë kohë ka qenë i bërë për rrugë, nuk më ka mundësuar shumë të eci nëpër shkretëtirë.

Atëherë pata vizionin që të kthehesha me një motor karkalec që ta zbuloja më shumë dhe fatmirësisht mu dha mundësia.

Unë besoj se shumica e shqiptarëve nuk kanë parë kurrë duna në jetën reale, por dunat janë magjike, është i pashpjegueshëm emocioni që të japin.

Kur sheh dunat për herë të parë është e jashtëzakonshme. Pamja më ka magjepsur në atë kohë dhe kam filluar që në 2016 që të përgatitem.

Që atëherë deri tani jam rritur nga ana profesionale e motorit. Shkoj edhe në pista motokrosi ku stërvitem.

Rezervat ushqimore janë minimale, se që të ecësh nëpër dunë duhet të kesh shumë pak peshë me vete, pasi ndryshe motori fundoset në dunë.

Janë rreth 3 mijë kilometra nga nisja në përfundimin e Saharasë. Por kur je ‘Off road’ nuk llogaritet me kilometra, por me orë.

Shpresoj që të bëj 4 deri në 5 orë në ditë, duke zgjedhur momentet e freskëta, më të mira për udhëtim.

Do të ndaloj në disa fshatra nëse mund t’i quajmë, që kanë dy familje dhe mbajnë një shishe karburant dhe mund ta blesh.

Si çdo shkodran e kam nisur gjithçka në Shkodër, diku në Shirokë, më tej në Shqipëri, Europë, kam bërë malet e Skocisë, Uells, në Rumani, plus Marokun dhe vazhdimisht bëj udhëtime sa herë që vij në Shqipëri kam një motor që e lë atje dhe sa herë që vij bëj udhëtime.

Udhëtimet mund të zgjasin rreth dy javë në shkretëtirë. Ka shumë rreziqe.

Por nëse ke një defekt motori duhet ta lësh motorin aty dhe të ikësh në këmbë dhe mund të jetë një distancë shumë e gjatë për të ecur në këmbë.

Më ndodhi në Marok, por fatmirësisht kaloi një deve me dy turistë të cilët më ndihmuan.

Është e rrezikshme se është shumë distancë e gjatë.

 Ka dy rreziqe nga ana e insekteve dhe gjarpërinjtë e dunave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy