Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare kantautori italian Toto Cutugno

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare kantautori italian Toto Cutugno

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare kantautori italian Toto Cutugno.

Këngëtari ndërroi jetë sot rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar.

Lajmin e dha për “ANSA” menaxheri i tij, Danilo Mancuso duke shpjeguar se gjendja e këngëtarit ishte përkeqësuar muajt e fundit. 

I lindur më 7 korrik 1943, Toto Cutugno ishte simboli i melodisë italiane edhe jashtë vendit, mbi të gjitha falë “L'Italiano”. 

“Më lër të këndoj me kitarë në dorë, më lër të këndoj, unë jam italian” është refreni i tij më i njohur.

Një ikonë e vërtetë e popit, ai mori pjesë 15 herë në Festivalin e Sanremos. 

Toto shkroi hite jashtëzakonisht të njohura, përveç "L'Italiano", edhe "Gli amori", "Figli", "Le mums", “Il tempo se ne va", "La mia musica", "Solo noi ” janë disa nga këngët e tij më të njohura. 

Krahës muzikës, Cotugno ka prezantuar disa spektakle dhe në televizion. Ai ka drejtuar "Piacere Rai1" dhe një edicion të suksesshëm të "Domenica In" në 1987 . Në vitin 2019 ai ishte pjesë e jurisë në “Ora o mai più” në Rai1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy