Sefa: PD nuk ka nevojë të mbrohet nga Taulant Balla, ai është aleanca e fshehur mes Foltores, Ramës e Metës (VIDEO)

Sefa: PD nuk ka nevojë të mbrohet nga Taulant Balla, ai është aleanca e fshehur mes Foltores, Ramës e Metës (VIDEO)

Partia Demokratike është futur prej muajsh në një betejë të vështirë nga e cila duket se nuk po gjen dot busullën. Së fundmi PD dje ka dorëzuar në Kuvend një shkresë zyrtare ku njofton për vendimet e marra gjatë mbledhjes të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Sipas këtyre vendimeve, Basha mori masa edhe për zëvendësimin deputetëve që ishin në pozicione të rëndësishme në komisionet parlamentare.

Lidhur me ngjarjet e djeshme, sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa në një komunikim të drejtpërdrejtë në “MCN live”, tha se ky vendim ka ardhur pas një vendimmarrje unanime.

“Diskutimi që u ngrit dje, është një diskutim politik, ata kërkojnë që arë vendimmarrje t’ia kalojnë palës tjetër por e vërteta është se PD ka vendosur me një vendimmarrje unanime për të përjashtuar deputetët që ishin në parlament për katër prej tyre, ata përderisa nuk janë më anëtar të PD, s’kanë pse të jenë anëtar të Grupit Parlamentar, ata e dijnë se kjo vendimmarrje ka lidhje me aktet e tyre gjatë protestës së 8 janarit, dhe vendimi është rrjedhojë e drejtpërdrejtë pas kësaj proteste.

Për zyrtarin ligjor pranë PD-së, kjo parti nuk ka nevojë për mbrojtjen e PS dhe të Taulant Ballës, dhe se ai përfaqëson aleancën e fshehur mes Berishës, Ramës e Metës.

“PD s’ka pasur kurrë nevojë të mbrohet nga eksponent të PS, dhe aq më pak nga Taulant Balla, ata e dinë fare mirë këtë dhe zgjedhja e tyre është që ta politizojnë atë,

Balla duke që është aleanca e fshehur që është midis Foltores, Edi Ramës dhe Ilir Metës, si trendëndëshi i famshëm i Bermudës, ata bëjnë çfarë është e mundur për të sulmuar PD, dhe nuk e fshehin më këtë, ata janë praktikisht janë hapur aleatë të njëri tjetrit. Ndërhyja e Ballës, as nuk u kërkua nga PD, as nuk e pati të nevojshme, normalisht veprimi  tij ishte ne konsekuencë të këtij trekëndëshi të Bermudës, pra të aleancës së tyre vetëm për të goditur PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy