Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës, KESH ul shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës

Përmbytjet në zonën e Nënshkodrës, KESH ul shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës

Situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës e ka detyruar Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare të marrë masa. Në mbledhjen e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave është marrë vendimi për të ulur shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës.

Në mënyrë që të mos rëndohet situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës, shkarkimet nga HEC do të të ulen me 300 m3/s.

Sipas të dhënave të përditësuara në faqen e KESH, sot, më 12 shkurt, situata aktuale në kaskadën e lumit Drin, paraqitet e tillë:
Prurjet natyrore në kaskadë janë 1930 m3/s.
Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :

  • Hec Fierzë – 478 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Koman – 670 m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.
  • Hec Vau Dejës – 437 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga port-at
    Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
  • Hec Fierzë 293.12 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
  • Hec Koman 172.02 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
  • Hec Vau i Dejës 74.48 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)
    Prodhimi në të tre Hec-et është :
  • Hec Fierzë, 8,007 MWh (ditor)
  • Hec Koman, 13,693 MWh (ditor)
  • Hec Vau Dejës, 4,420 MWh (ditor)
    Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.

     
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy