Kryeministri i ri britanik Johnson premton Brexit pa “nëse a por…”

Kryeministri i ri britanik Johnson premton Brexit pa “nëse a por…”

Boris Johnson të mërkurën mori detyrën si kryeministër britanik, duke u zotuar të zbatojë rezultatin e referendumit të Brexit 2016 dhe ta çojë Britaninë jashtë Bashkimit Europian më 31 tetor pa "nëse apo por".

Xhonsoni hyn në "Downing Street" në një nga momentet më të rrezikshme në historinë britanike të pas Luftës së Dytë Botërore - Mbretëria e Bashkuar është e ndarë për divorcin e saj nga BE-ja dhe e dobësuar nga kriza trevjeçare politike që e ka kapluar prej referendumit.

Johnson ka premtuar në mënyrë të përsëritur largimin nga BE-ja deri më 31 tetor, duke u përpjekur të injektojë një optimizëm të ri dhe energji në divorcin Brexit, që sipas tij do të sjellë një mori mundësish.

Por strategjia e tij e vendos Mbretërinë e Bashkuar në përballje me BE dhe e shtyn atë drejt një krize të mundshme kushtetuese ose zgjedhjesh.

Johnson mori një një parashikim të mundshëm të trazirave që mund të vijnë, kur ai doli në publik me mbretëreshën dhe protestuesit e “Greenpeace” u përpoqën (pa ia arritur) të bllokonin shtegun e makinës së tij.

Mbretëresha e ka ngarkuar me formimin e administratës. Titulli i tij zyrtar është "Kryeministri dhe Zotëruesi i Parë i Thesarit".

Detyra e tij e parë është që të emërojë anëtarët kryesorë të qeverisë – emrat e të cilëve do të japin një ide të parë për mënyrën se si do të trajtohet çështja e Brexit-it, vendimin më i rëndësishëm i Britanisë në dekada. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy