Takimi i liderit të Vetëvendosjes me atë të PDK-së ka përfunduar sërish pa marrëveshje. Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve, përpjekjet për formimin e një koalicioni qeverisës nuk janë finalizuar ende.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa u takuan sërish pasditen e sotme, por në përfundim nuk folën për rezultate konkrete. Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, Kurti dhe Mustafa do të zhvillojnë një tjetër takim nesër. Ai tha se ka pasur disa lëvizje sa i përket marrëveshjes, por pa i specifikuar ato.
“Takimi që ka filluar sot në orën 15:00 ka mbaruar tashmë. Kemi disa lëvizje, por do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë Mustafa.
Vetëvendosje dhe LDK kanë përafruar programet, por nuk kanë arritur dot dakordësinë për ndarjen e posteve.



