Papa: Nuk e di nëse amerikanët janë të gatshëm të kenë një presidente femër afrikano-indiane. Trump gaboi me Vance (VIDEO)

Papa: Nuk e di nëse amerikanët janë të gatshëm të kenë një presidente femër afrikano-indiane. Trump gaboi me Vance (VIDEO)

Gazetari Robert Papa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se pas mbështetjes nga Alex Soros dhe George Soros duke se elita demokratike do të jetë me Kamala Harris dhe do të mbështesin atë në garën kundër Trump.

Duke vijuar më tej, Papa theksoi se nuk është i sigurtë nëse amerikanët janë të gatshëm të kenë një presidente femër afrikano-indiane dhe me shumë gjasa të "bardhët e heshtur" do të jetë një rol të madh.

Sipas Papës, Trump gaboi shumë kur zgjodhi Vance si kandidat për zëvendëspresident pasi ai nuk do të sjellë asnjë votë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Pa diskutim, pas mbështetjes që iu bë nga vajza e Soros, Aleks Soros dhe nga Sorosi vetë duket që elita e demokratëve në mënyrë jodemokratike do të jetë për Kamala Harris. I vetmi që nuk e ka mbështetur nga elita është Obama, dhe sipas Bill O'Reilly Obama pret ndonjë favor, nuk e di se çfarë mund t’i kërkojë.

100 milionë dollarë nuk verifikohen i ka marrë apo jo. Është deklaruar nga fushata e saj. Trump ka mbledhur më shumë se kaq. Që të fitosh një garë për president duhen minimumi 2 miliardë dollarë. E majta do të japë. Një nga shkaqet që Biden u urdhërua të dorëhiqej ishte se donatorët e mëdhenj nuk po dërgonin më çeqe.

Amerikanët e kanë shijen e keqe të administratës Biden dhe kjo shije nuk ndryshon aspak nga Biden tek Kamala Harris. Ka qenë senatore e pasuksesshme, ka propozuar projektligje 116 dhe asnjë nuk ka kaluar. Por kjo s’ do të thotë që një senatore e keqe nuk mund të bëhet presidente pasi shembull është Obama. Kemi biraciale si Obama. Nuk e di nëse amerikanët janë të gatshëm të kenë një president femër, afrikane nga i ati dhe indiane nga e ëma. Të bardhët e heshtur do të kenë një rol të madh. Trump gaboi shumë kur zgjodh për president Vance. Vance nuk sjell asnjë votë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy