42% e shqiptarëve, në rrezik varfërie/ Soko: Rritjen ekonomike e përfiton vetëm 10% e popullsisë (VIDEO)

42% e shqiptarëve, në rrezik varfërie/ Soko: Rritjen ekonomike e përfiton vetëm 10% e popullsisë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e lajmeve të MCN TV se rritjen ekonomike e përfiton vetëm një numër i vogël personash.

Sipas Sokos, raporti që nxjerr se 42% e popullsisë janë në rrezik varfërie është konsistent duke shtuar se në këtë situatë gjendemi në më shumë se 10 vjet.

‘Pulat’ që prodhon ekonomia shqiptare po i ha një ose dy persona, në rend % po i ha 1.2 deri në 10% e popullsi. 90% nuk po e gëzon rritjen ekonomike. Kjo vjen për shkak të një disfavorizmi që vjen për deformimin e garës. Shqipëria ka pasur problem me garën, ligjshmërinë, barazinë para ligjit. Jo të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Ata që kanë pushtet, apo lidhje me pushtetin janë ndryshe nga ata që nuk e kanë.

Jemi 42%. Ky është raport konsistent. Gjysma e popullsisë është në prag varfërie. Kemi mbi 10 vjet, në mos më tepër.

Sa më i lartë niveli i korrupsionit, aq më i lartë niveli i pabarazisë aq më keq shpërndahen të ardhurat ekonomike, aq më shumë rritet pabarazia, aq më shumë rritet varfëria. Korrupsioni është sistemik. Nuk ndodh vetëm në një sektor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy