
Nga Fieri Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, u ka bërë thirrje sërish grupeve parlamentare të opozitës për të propozuar emrat për kandidat për President.
Ai tha se orët në vijim në mbyllje të afatit duhet të përdoren me përgjegjësi, teksa shtoi se nuk e di arsyen se përse grupi parlamentar i PD u tërhoq nga procesi.
Balla theksoi se dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës, por nëse dhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, atëherë sipas tij në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej tyre.
Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e di përse PD, grupi i aj parlamentar, u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura, orët në vijim në mbyllje të këtij afati duhet të përdoren me përgjegjësi. Do ishte joproduktive të digjnim raundin e dytë, megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës, por nëse dhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh



