
Avokati Kujtim Cakrani tha në studion e MCN Economy se hetimi për dosjen “5D” është i mangët dhe i paplotë.
Sipas Cakranit, personat e përfshirë duhet të dërgohen në gjykatë si grup i strukturuar kriminal pasi nuk ka asnjë sens që dosja të fragmentarizohet pasi në këtë mënyrë favorizohen disa persona e penalizohen disa të tjerë.

Mendoj që hetimet në këtë drejtim janë të mangëta, të paplota. Shpresoj që për të mirë të qytetarëve të kuptohet se aty janë vjedhur fonde publike, janë vjedhur qytetarët nga ky grup. Besoj që kur Prokuroria të çojë kërkesën në gjykatë, gjykata të vendosë ashtu siç vendosi për Beqajn, ta çojë në gjykatë në formën e grupit kriminal.
Jam skeptik për punën e SPAK. S’ke pse ti ndash këto individë, janë bashkërisht dhe këtu brenda në këtë dosje nuk është i përfshirë kryetari i bashkisë, kjo e bën këtë situatë më skeptike. Unë kam qëndrimin tim. Duke marrë shkas nga precedentët e mëparshëm them që ndaj këtyre ka pasur një favorizim dhe i kanë kaluar thjesht për 'korrupsion' dhe 'shpërdorim detyre'. Kjo çështje nuk duhet të mbyllej, s’kishte pse të bëhej fraksion, nuk ka asnjë problem edhe në arrestohen 100, 200 persona.
Nuk kam pse të druhen, për mua s’kishte pse të ndahej por të vijohet si grup i strukturuar dhe secili të mbante përgjegjësinë e tij. Vendimi është i konsoliduar. Nuk ka arsye kur është një institucion i vetëm, dokumentet janë aty, arkivat janë aty dhe ti shkon fragmentarizon dosjen. Fragmentarizimi i dosjes do të thotë që po favorizon dikë dhe po penalizon dikë tjetër.
Nëse Veliaj është i korruptuari pasiv, dua të di kush është ai person, apo grup personash që janë ata aktivët. Kështu nuk ka kuptim hetimi. Korrupsioni bëhet me dy veta. SPAK po favorizon disa të tjerë, që shpresojmë që të mos ndodhë për hir të hetimeve. Duhet patjetër që të evidentohet kush janë këta persona që janë aktivë dhe kanë korruptuar kryetarin e bashkisë.



