Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj ish-prokurorit të Fierti, Petrit Vukaj.
Ndaj tij rëndonte akuza e korrupsonit pasiv, por gjykata ka vendosur të pushojë çështjen për shkak se nuk provohet dot fajësia.
Ai u dënua në muajin tetor me 3 vjet burg nga Krimet e Rënda, por që u klonvertua në 18 muaj shërbim prove dhe 5 vjet përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Prokurori u arrestua më 27 nèntor dhe Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se Prokurori Petrit Vukaj kishte marrë një shumë prej 300 mijë lekësh dhe në këmbim i kishte premtuar të arrestuarit për një aksident, një dënim minimal.
Ngjarja që vuri në pranga Prokurorin e ka zanafillën më 31 mars 2015, kur Elton Xhemali ka aksidentuar për vdekje shefin e rendit në policinë e Delvinës, Përparim Bizhga, pasagjer në mjetin e drejtuar prej tij.



