Mashtrimi me Call Center-at/ Jo vetëm kamera, por edhe agjentë civilë që vëzhgonin lëvizjet në kulla! (VIDEO)

Mashtrimi me Call Center-at/ Jo vetëm kamera, por edhe agjentë civilë që vëzhgonin lëvizjet në kulla! (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula në një raportim nga dy kullat e Tiranës 4 Ever Green Tower” dhe “Downtown 1”, zbuloi për MCN Live të tjera detaje nga skema kriminale e Call Center-ave, që operonte në zemër të kryeqytetit. 

 

Gazetari vë në dukje se skema ishte e përpiktë, ku përpos kamerave të vëzhgimit, ishin vendosur edhe persona civilë që vëzhgonin personat që mund të hynin në kullë, dhe që bënin sinjalizimin e pronarëve. 

 

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e tre vëllezërve Prekaj. 

 

“Jemi vendosur pranë Katedrales Ortodokse, aty ku ishte edhe kulla ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i Call Center-it. Këtu ishte vendosur zyra dhe aktiviteti mbështetës që ky Call Center të funksionte dhe të mashtronte qytetarët europianë. Nga ajo çka kemi parë sot, ka lëvizje, por janë lëvizje të pakta në kullë. Aktiviteti në këtë kullë shtrihej në dy kate, në katin e 9-të dhe në katin e 13-të, ku ky Call Center kishte vendosur zyrat e tij. 

 

Në një kullë tjetër përgjatë natës, ka rezultuar se janë zhvendosur materiale, nga materialet kryesore deri te blloqet e shënimeve, në kullën tjetër Down Toën 1, për të zhdukur edhe provat materiale. Ishte skemë e organizuar në përpikëri, s’ishin vetëm kamerat, por kishte edhe vëzhgues në terren. Punonjës civilë që vëzhgonin personat e dyshimtë që mund të hynin në kullë, për të përçuar informacionin te pronarët realë, që të bënin manovrat për të mos u zbuluar aktiviteti i tyre”. 

 

Dwon Town 1 ishte ambienti i dytë ku u gjetën baza të shumta materiale që përdoreshin në këtë aktivitet. Në katin e 5-të ishin zhvendosur zyrat mbështetëse të këtij Call Center-i. Në orët e para të mëngjesit 16 janar janë larguar pajisjet dhe është boshatisur ambienti i parë. Falë veprimeve të shpejta nga agjentët e BKH-së janë evidentuar personat dhe automjetet, me të cilat ishin transportuar materialet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy