
Gripi i shpendëve ka rritur çmimin e vezëve. Kështu ka thënë Agron Duka për MCN, teksa sipas tij ministria e Bujqësisë ende nuk ka subvencionuar stabilimentet e prekura nga influenca aviare. Ndërkohë zëvendësministrja e bujqësisë Ermira Gjeçi ka pohuar se nuk ka më vatra dhe rrezik konsumimi të mishit e vezëve.



