Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbulohen dy pikat kryesore të diskutimeve (VIDEO)

Rama mbledh grupin parlamentar të PS, zbulohen dy pikat kryesore të diskutimeve (VIDEO)

Ka nisur me 30 minuta vonesë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

 

Gazetarja Oliverda Allmuça në një raportim për Mcn Live bën me dije se dy nga pikat kryesore të axhendës janë integrimi në BE dhe modernizimi i administratës. 

 

Një pikë tjetër që pritet të jetë në fokus është puna e komisioneve parlamentare dhe si do t’i përgjigjet PS bojkotit të opozitës. Po ashtu pritet që Rama të vendosë nota për performancën e deputetëve në komisione parlamentare dhe seancë plenare. 

 

 

“Mbledhja e grupit parlamentar të PS është e para e vitit 2026 dhe vjen pak ditë para çeljes së sesionit të ri parlamentar, më 19 janar. Rama do të japë mesazhet, se si grupi parlamentar do të sillet në këtë sesion Parlamentar. Për shkak të mbërritjes me vonesë të Ramës, mbledhja ka nisur 20-30 minuta me vonesë. Në këto momente kryeministri e ka nisur fjalën e tij. 

 

Dy piketat kryesore të mbledhjet janë: Integrimi në BE, që ka qenë fokusi dhe mesazhi i parë i Kryeministrit. Është Parlamenti që do marrë barrën më të madhe, pasi do të kalojnë të gjitha draftet që duhet të përafrohen me legjislacionin e BE. Pika tjetër e dytë është modernizimi i administratës. Do duhet që kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar Balla, të qartësojnë formën se si mazhoranca do t’i përgjigjet bojkotit të opozitës në komisionet parlamentare. 

 

Është edhe një pikë brenda axhendës së sotme, ku kryeministri do të japë nota për deputetët, për pjesëmarrjen në komisione, seancë plenare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy