Një asteroid i vogël kalon sonte shumë pranë Tokës

Një asteroid i vogël kalon sonte shumë pranë Tokës

Toka do të ketë një vizitë të papritur sonte në mbrëmje.

Në fakt, rreth orës 20:31, një asteroid i vogël do të kalojë jashtëzakonisht afër planetit Tokë. Asteroidi me një diametër prej tre metrash, i cili u zbulua vetëm më 9 prill nga teleskopi Pan-Starrs 2 në Haëaii, quhet 2024 GJ2 dhe do të kalojë vetëm 12 320 kilometra nga sipërfaqja e Tokës (e barabartë me 3% të distancës Tokë-Hënë), duke udhëtuar mbi Australi me një shpejtësi prej 14.4 kilometra në sekondë. Ngjarja, sado interesante, nuk do të sjellë ndonjë rrezik impakti, njofton Agjencia Evropiane e Hapësirës në një postim në X.

Asteroidi "do të kalojë mirë brenda orbitës së satelitëve në unazën gjeostacionare", shpjegon ESA me një video animacion. "Në këtë distancë, graviteti i fuqishëm i Tokës do të ndryshojë ndjeshëm orbitën e asteroidit rreth Diellit."

Sado afër që të jetë, kalimi i asteroidit të vogël nuk përbën asnjë rrezik, theksojnë ekspertët, përkundrazi: nënvizon se sa po rriten aftësitë tona në identifikimin e asteroidëve edhe shumë të vegjël që shkojnë drejt Tokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy