Lufta në Ukrainë, Zvicra miraton sanksione të tjera kundër Rusisë

Lufta në Ukrainë, Zvicra miraton sanksione të tjera kundër Rusisë

Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi ditën e sotme se ky shtet ka miratuar sanksione të tjera kundër Rusisë në përputhje me paketën e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Zvicra ka vendosur sanksione në lidhje me sektorët e energjisë, mallrat luksoze, hekurin dhe çelikun, thuhet në deklaratë.

Eksporti i mallrave dhe shërbimeve përkatëse për sektorin energjetik rus tani është i ndaluar. Ndalohet gjithashtu pjesëmarrja në biznese aktive në sektorin e energjisë dhe dhënia e kredive apo burimeve të tjera financiare për biznese të tilla.

Megjithatë, Këshilli Federal vuri në dukje se kishte vendosur të bënte disa përjashtime nga sanksionet financiare për qëllime humanitare, duke thënë se kjo do të lehtësonte marrëdhëniet e biznesit të nevojshme për punën e organizatave humanitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy