Porti i Durrësit, Xama: Kontrata me Alabar pa një studim të mirëfilltë shtetëror

Porti i Durrësit, Xama: Kontrata me Alabar pa një studim të mirëfilltë shtetëror

Pasuritë kombëtare nuk janë vetëm nëntoka, liqenet apo bregdeti. Një ndër asetet më strategjike të Shqipërisë mbeten portet, me në krye Porti i Durrësit, i konsideruar porta kryesore hyrëse dhe dalëse e ekonomisë shqiptare.

 

E ftuar në ‘MCN Economy’, gazetarja Ola Xama ngriti pikëpyetje të forta mbi projektin për transformimin e portit dhe kontratën me kompaninë Eagle Hills (e njohur për projektin “Alabar”), duke theksuar se mungon një studim i thelluar dhe i pavarur shtetëror.

 

Sipas Xamës, zhvendosja e portit historik mbi 2 mijëvjeçar dhe zëvendësimi i tij me një kompleks të ri urban mbart kosto të lartë për buxhetin e shtetit. 

 

Ajo theksoi se, ndërkohë që projekti vijon, gara përfundimtare nuk është mbyllur dhe nuk ka transparencë të plotë mbi analizat teknike dhe financiare.

 

Ekspertët mbrojnë tezën se porti duhet të qëndrojë aty ku është. Kostoja e zhvendosjes dhe mirëmbajtjes së një porti të ri, përfshirë thellësinë dhe ndërhyrjet shtesë, mund të rezultojë më e lartë sesa alternativat ekzistuese.

 

Ajo shtoi se kontrata është realizuar pa një garë të hapur dhe pa një studim të mirëfilltë për projektin “Alabar”, ndërsa analizat e paraqitura, sipas saj, bazohen në projeksione abstrakte mbi investime dhe punësim, pa tregues konkretë ekonomikë.

 

Në fokus të kritikës ishte edhe struktura e investimit, e cila sipas gazetares mbështetet kryesisht në parashitjen e ndërtimeve, çka ngre dyshime mbi qëndrueshmërinë financiare dhe rrezikun e mundshëm për fondet publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy