ATCEUC reagon për kontrollorët: Zgjidhja vetëm përmes dialogut

ATCEUC reagon për kontrollorët: Zgjidhja vetëm përmes dialogut

Situata e krijuar në Shqipëri në kontrollorët e fluturimeve ajrore është e ngjashme edhe në Poloni. Tre janë punonjësit e shkarkuar në Poloni, pasi kanë shprehur në media shqetësime në lidhje me nivelin aktual të ofrimit të shërbimit ATC. Ndërkohë në Shqipëri, janë pesë punonjësit e pushuar të Albcontrol-it, pasi protestuan për uljen e pagave me 70%. Në një reagim Kordinatori i Unioneve të Kontrollorëve të Trafikut Ajror Europian, e dënon largimin e tyre nga puna.

“ATCEUC dënon injorancën absolute të PANSA dhe Albcontrol Management në lidhje me bazat e një dialogu të shëndetshëm shoqëror. Të dy i kanë vendosur punonjësit e tyre nën stres të jashtëzakonshëm shtesë që dëmton sigurinë e operacioneve të tyre. Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut kuptimplotë dhe asnjëherë përmes qasjeve totalitare. ATCEUC nxit PANSA dhe Albcontrol të rikthejnë në punë të shkarkuarit dhe ftojnë si Qeverinë Kombëtare Polake ashtu edhe Qeverinë Shqiptare dhe Autoritetet për të vlerësuar në tërësi praktikat e Dialogut Social të Ekipit aktual i Menaxhimit të ANSP-së”, thuhet në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy