
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se vota e emigrantëve do të favorizojë qeverinë sepse ka më shumë infrastrukturë se opozita për të siguruar votimin.
“Vota e emigrantëve favorizon qeverinë. Opozita mendon që janë më të lirë se shqiptarët brenda. Nuk do ketë mjaftueshëm pjesëmarrës. Vota emigrantëve do jetë një problem shumë i madh. Mazhoranca ka një infrastrukturë të madhe që mund të sigurojë vota më shumë. Kjo favorizon qeverinë dhe ende ka një pikëpyetje të madhe si do të votohet.”



