
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë është regjistruar në orën 18:22 të ditës së djeshme me orën lokale (02:22 minuta me orën tonë) në det jo shumë larg brigjeve të El Salvadorit dhe Nikaraguas. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan Usgs, tërmeti kishte një epiqendër 90 kilometër të thellë dhe 50 km larg nga Intipuca e Salvadorit. Tërmeti është ndjerë qartë nga popullsia, por aktualisht nuk ka asnjë informacion për dëme të veçanta në njerëz apo sende dhe as nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.



