Moti i keq në Vlorë, Ruçi: Erozioni rrëzon pishat nga Plazhi i Vjetër deri në Zvërnec (VIDEO)

Moti i keq në Vlorë, Ruçi: Erozioni rrëzon pishat nga Plazhi i Vjetër deri në Zvërnec (VIDEO)

Prej ditësh Vlora është përfshirë nga moti i keq ku prej orës 2 të mëngjesit të sotëm e shoqërojnë erëra të forta duke bërë që kapitaneria të njoftojë dhe pezullimin e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Në një lidhje me MCN Live gazetari Edi Ruçi njofton se është nuoftuar për një përkeqësim të situatës së motit nga ora 12:00 deri në 18:00 të pasdites së sotme dhe fillimin e reshjeve të shiut dhe pas kësaj ore mund të kemi një përmirësim.

Në Lungomare me fillimin e reshjeve ka nisur dhe boshatisja e çadrave të fundit për shkak se erërat e forta të nisura që mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar disa dëmtime. Era e fortë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona siç është Orikumi, Radhimë, Dukat deri në Llogora. Nga reshjet deri tani nuk raportohen problematika por Vlora po mbahet në monitorim pasi dëmtimi i kanalizimeve shpesh herë sjell dhe përmbytje.

Sa i përket erozionit është një fenomen që prej vitesh nuk janë marrë masa dhe numri i pemëve duke nisur nga plazhi i vjetër deri në Zvërnec po gllabërohet përditë e më shumë kjo dhe për shkak të forcës së deti dhe dallgëve të mëdha duke lejuar që të dëmtohet një nga pasuritë më të mëdha të Vlorës siç është Pylli i Sodës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy