Peshkatarët e Portit të Durrësit kanë bojkotuar punën sot në shenjë proteste pas bllokimit të 70 anijeve peshkimi. Bllokimi i tyre është bërë pas një urdhri të lëshuar dje, sipas të cilit asnjë mjet lundrues që nuk është i pajisur me GPS nuk mund të lundrojë.
Protestuesit e cilësojnë këtë një urdhër abuziv, pasi thonë se disponojnë pajisje lokalizimi. Ata thonë se ky urdhër i penalizon, pasi në industrinë e peshkimit janë të punësuar dhjetëra familje.
Për më tepër, ata shtojnë se pajisjet e reja kanë kosto të madhe financiare.
“Ky urdhër erdhi pasi një kompani fitoi tenderin për pajisjet. Ato kushtojnë 2-3 mijë euro secila. Aktualisht ne i kemi pajisjet tona funksionale dhe nuk ka pse t’i zëvendësojmë”, thonë ata.



