Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimic, mbërrin sot në Shkup për një vizitë dyditore. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë, Nimic do të takojë krerët e lartë të shtetit dhe do të bisedojë në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit.
Nimic mbërrin në Shkup pas një vizite dyditore në Athinë, ku u takua me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kocias.
Në këto takimet me zyrtarët e dy vendeve, Nimic do t’u dorëzojë palëve propozimet e tij për emrin e Maqedonisë. Ai nuk ka dhënë afat për zgjidhjen e kontestit, por ka vlerësuar se javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për këtë çështje.



