Itali, emigrantët zbarkojnë në breg pavarësisht ndalimit

Itali, emigrantët zbarkojnë në breg pavarësisht ndalimit

Pavarësisht paralajmërimeve, anija e emeigrantëve e quajtur “Alex” lundroi në port të shtunën për shkak të "kushteve të papërballueshme higjienike" në bord.

Emigrantët tani kanë dalë të gjithë në breg, pas orësh të tëra pritjeje nënë mbikëqyrje.

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka thënë se nuk do të lejohet zbritja e e emigrantëve.

"Pashë që qeveria gjermane më shkroi një letër sot, ku më kërkonte që të rihapja portet dhe t’i lija emigrantëtë të zbarkonin. Jo, jo, jo, absolutisht jo", tha ai në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook.

Vitin e kaluar, ai i mbylli portet italiane për të shpëtuar anijet dhe Italia gjobit këdo që lundron pa leje në ujërat e saj.

“Migration Charity Mediterrane” që drejton anijen “Alex”, ka postuar një imazh të grupit teksa i afrohet bregut.

Autoritetet erdhën në bordin e anijes pak pas mesnate, duke njoftuar sekuestrimin e anijes dhe arrestimin e kapitenit për ndihmë ndaj emigracionit të paligjshëm.

“Migration Charity Mediterrane” postuar në rrjetin social Twitter se ekuipazhi i saj i rraskapitur po jetonte një "situatë surrealiste" dhe se zgjatja e pritjes ishte "një mizori e panevojshme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy