Është thelbësore, edhe për mbrojtjen tonë, të mos jemi naivë.
Rusia jo vetëm që po bën një luftë me bomba dhe raketa kundër Ukrainës, por gjithashtu po destabilizon të gjitha vendet tona evropiane.
Kështu tha ministrja gjermane Annalena Baerbock për mediat në Bruksel.
“Ne kemi pasur arrestime në shtete të ndryshme të BE-së edhe në funksion të sulmeve fizike apo edhe tentativës për vrasje, që do të thotë se ne duhet të shqyrtojmë me shumë kujdes ata që padyshim hyjnë në Bashkimin Evropian nga Rusia”, tha më tej ministrja.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion mbi Shtetet e Bashkuara për të drejtën e përdorimit të armëve të saj kundër objektivave të vendosura thellë në territorin rus.



