Afganët në Shqipëri, Kim: Të prekur nga vendimi, strehimi i përkohshëm

Afganët në Shqipëri, Kim: Të prekur nga vendimi, strehimi i përkohshëm

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim, pak orë para se të mbërrijnë në Shqipëri grupi i parë i afganëve.

Në përfundim të takimit në një deklaratë për mediat ambasadorja amerikane Yuri Kim foli në lidhje me ardhjen në Shqipëri të afganëve që po ikin nga regjimi i talebanëve në Afganistan.

Ajo tha se gjërat po ndryshojnë shumë shpejt dhe nuk ka një numër të saktë ende të afganëve që do të strehohen në Shqipëri.

Sipas saj strehimi i tyre në Shqipëri do të jetë i përkohshëm deri sa të përfundojnë procedurat ligjore të hyrjes së tyre në SHBA.

Kishim një takim shumë të mirë sot. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm. I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA.

Nga ana e saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cilësoi si një takim të frytshëm atë me ambasadoren Kim.

Patëm një takim të frytshëm për një situatë dinamike që po e ndjekim minutë pas minute.

Grupi i parë afganëve pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 16:30 dhe dy janë vendet ku do të strehohen, 2 godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në hotele në Durrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy