Aktorja 34-vjeçare amerikane Megan Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me këngëtarin dhe aktorin amerikan Machine Gun Kelly. Çifti e bëri publike lidhjen me anë të postimeve në rrjetet sociale.
“Kam kaluar në amshim duke pritur të të gjej përsëri”, shkruan 30-vjeçari Machine Gun Kelly. Gun Kelly postoi një foto bardh e zi me Megan në Instagram dhe e përdori atë për të konfirmuar zyrtarisht një lidhje që prej kohësh po spekulohej nga mediat.
Mediat filluan të spekulojnë për lidhjen e tyre dy muaj më parë, gjë që bëri që Brian Austin Green të fliste publikisht për përfundimin e një martese dhjetë vjeçare midis tij dhe aktores së njohur.



