AstraZeneca e pranon: Vaksina mund të shkaktojë trombozë

AstraZeneca e pranon: Vaksina mund të shkaktojë trombozë

AstraZeneca ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj kundër Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të njohur si sindroma e trombozës me trombocitopeni.

Pranimi i pasojave është bërë në një dokument ligjor të dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar në muajin shkurt, si pjesë e një procesi gjyqësor në Britani.

Edhe pse “në raste shumë të rralla” thuhet në dokument, sindroma shkakton mpiksje gjaku dhe një numër të ulët të trombociteve në gjak.

AstraZeneca është paditur në grup nga disa persona duke pretenduar se vaksina e saj, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe pasoja të rënda në dhjetëra raste.

E zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, vaksina e AstraZeneca u prodhua në Indi nga një institut me bazë në Pune.

Vaksina e AstraZeneca u miratua për herë të parë për përdorim urgjent në dhjetor 2020.

Nga 50 milionë doza të administruara në Mbretërinë e Bashkuar gjatë krizës, 81 persona kanë vdekur nga mpiksjet e gjakut të cilat dyshohen të lidhura me vaksinën, sipas të dhënave shëndetësore të përpiluara nga mbikëqyrësi farmaceutik në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina AstraZeneca vlerësohet se ka shpëtuar deri në 6 milionë jetë në mbarë botën gjatë pandemisë, sipas Universitetit të Oksfordit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy