Vendimi i Kurtit për kamionët me targa serbe, Zusi: Impaktin negativ e ka më të madh te Shqipëria

Vendimi i Kurtit për kamionët me targa serbe, Zusi: Impaktin negativ e ka më të madh te Shqipëria

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen në vend të të gjitha mjeteve me targa serbe është sipas Alban Zusit një vendim i gabuar. Kreu i Shoqatës së Eksportuesve tha se kjo masë nuk i shërben zgjidhjes së situatës. “Nuk është kjo masa e duhur për reciprocitet, sepse po dëmton prodhuesit shqiptarë, konsumatorin kosovar dhe transportuesit që janë në funksion të bizneseve shqiptare. Nuk po shërben për të zgjidhur diçka”, tha ai. Një situatë ngërçi është krijuar edhe në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Prej dy ditësh, kamionë të shumë të ngarkuar me fruta perime në shqipëri qëndrojnë në pritje për ta kaluar drejt Serbisë, por edhe në Kosovë. Zusi thotë se kanë filluar të ndihen efektet e para negative në ekonominë shqiptare. Më shumë sesa një mekanizëm për t’i bërë presion qeverisë serbe, Zusi e sheh këtë masë si një trysni mbi politikën shqiptare. “Asnjë lloj politike që ndërpret fluksin e mallrave nuk është politikë e mirë. Politika duhet të gjejë instrumente të tjera. Kjo po bllokon tregun shqiptar. Nuk është zgjidhje kjo. Këta kamionë që ne shohim nuk nxisin asnjë sipërmarrës serb për t’i thënë qeverisë së vet “çfarë po bëni”. Besoj se është një masë e pamenduar dhe e pastudiuar. Që në 2-3 orët e para u kuptua që nuk po shërben për trysni ndaj politikës serbe, por për t’i bërë trysni politikës shqiptare. Kjo mund të lidhet me qëndrimet që ka politika e Shqipërisë në lidhje me situatën. Mallrat që janë në kamionë në çdo 24orë humbasin 20% të vlerës. Kamionët që qëndrojnë të bllokuar krijojnë vështirësi në transport, sepse kapaciteti i këtyre mjeteve është i vogël. Po fillon dhe kërcet e gjithë ekonomia shqiptare nga ky lloj vendimi. Impaktin nuk po ia jep Serbisë, por po ia jep ekonomisë shqiptare dhe asaj të Kosovës”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy