Aksident pranë TEG, dy mjete të përfshira. Një viktimë, një i plagosur rëndë

Aksident pranë TEG, dy mjete të përfshira. Një viktimë, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të TEG. 

 

Një makinë e tonazhit të rëndë ka thyer bordurën e mbikalimit dhe ka rënë nga ura.

 

Mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së saj me një fuoristradë.  

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës. 

 

Mësohet se drejtuesi i betonieres ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër person është në gjendje të rëndë . 

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

 

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

 

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

 

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy