
Përpos precedentit penal në fushën e narkotikëve, emri i 48-vjeçarit Arben Mërkuri alias Ismailaj, është raportuar gjashtë vite më parë në një ngjarje të rëndë, ajo e dhunimit barbarisht të biznesmenit amerikano-libanez, Faad Mitri.
Burime nga policia e qytetit bregdetar, konfirmuan për MCN se atë kohë, Arben Mërkuri është arrestuar pas ngjarjes ku mbeti i plagosur biznesmeni i huaj. Bashkë me Mërkurin, atë kohë u arrestuan edhe Landi Muharremi dhe Skënder Krahja, të tre banues në Shijak.
Kujtojmë që biznesmeni amerikano-libanez u dhunua fizikisht pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016. Pista kryesore e hetimit për zbardhjen e asaj ngjarje, ishte ajo e konfliktit për shkak të investimit që po kryente Faad Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit. Ky i fundit kur është marrë në pyetje nga hetuesit, ka dëshmuar se personat që e sulmuan, e kërcënuan duke i thënë “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.



