Ka dështuar seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit.
Shkak është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës të Blerim Shullazit për t’u njohur me aktet e dosjes së gjykimit.
Në seancën ishin të pranishëm Emiljano Shullazi dhe të pandehur të tjerë.
Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 23 maj.
Prokuroria e akuzon 39-vjeçarin Shullazi për disa vepra penale.
Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi ishin të pranishëm në seancën e parë gjyqësore.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon ata për kanosje për shkak të detyrës kundër Dhori Kules dhe Mynyr Konit, gjobëvënie në tre episode, ndërkohë që Emiliano Shullazi shikohet nga akuza si njeriu që formoi grupin dhe ndau rolet në atë që Krimet e Rënda e konsiderojnë si grup kriminal.



