Si e "nuhasin" meshkujt dëshirën seksuale te femrat

Si e "nuhasin" meshkujt dëshirën seksuale te femrat

Kërkues nga Universiteti i Kentit kanë dalë në përfundimin se një mashkull arrin të kuptojë kur një femër ka dëshirë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Nga aroma deri te faqet e skuqura, gratë pësojnë një varg ndryshimesh fiziologjike kur janë në "humor" për seks. Madje, studimi shkon më tej dhe thekson se meshkujt mund të dallojnë dëshirën e femrës edhe nëpërmjet aromës së saj. Studiuesit nga Universiteti i Kent pohojnë se burrat mund të bëjnë dallimin midis aromës së grave që kanë dëshira seksuale dhe atyre që nuk kanë.

Studiuesit gjithashtu mblodhën disa mostra me aromën e djersës së femrave që janë në momente që kanë dëshira seksuale në moment dhe atyre që nuk kanë.

Rezultatet zbuluan se burrat e perceptuan aromën e grave që kanë dëshirë për seks si më tërheqëse, dhe kjo rriti motivimin e tyre seksual.

Kjo tregon që sinjalet kimike të aromës mund të tregojnë momente ku femra është e gatshme dhe në humor.

Dr. Arnaud Wisman, i cili drejtoi studimin, është shprehur: "Studimet tregojnë se kjo është një shenjë shumë e mirë dhe burrat arrijnë të kuptojnë më shumë rreth dëshirave të femrës vetëm nëpërmjet aromës”. Ky hulumtim synon që me anë të deshifrimit të këtyre sinjaleve të rritet motivimi për raporte më të mira. /Mirror.co.uk/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy