Qendro: Faktorët që duhet të kemi parasysh për të luftuar krimin

Qendro: Faktorët që duhet të kemi parasysh për të luftuar krimin

Nga Konferenca Kombëtare për gjendjen e krimit dhe kriminalitetit në Shqipëri, prefekti i Tiranës Afrim Qendro u shpreh se për të luftuar krimin në vend duhet të kemi parasysh disa faktorë.

“Edukimi, familja, shoqëria, mirëqenia, reagimi dhe mirëfunksionimi i agjencive ligjzbatuese dhe media” sipas tij janë faktorët të cilët na ndihmojnë të luftojmë krimin. Ai gjithashtu u shpreh se krijimi i modeleve të mira në shoqëri është një nevojë për luftën kundër krimit.

“Krimi ka lindur bashkë me shoqërinë dhe krimi nuk është vetëm ai që kemi në mendje të gjithë, në fakt krimi ka shumë forma, duke filluar nga krimi në familje dhe tek krimi kibernetik. Krimi evoluon dhe përshtatet me evoluimin e shoqërisë. Për të luftuar krimin duhet të kemi parasysh, edukimin, familjen, shoqërinë, mirëqenien, reagimi dhe mirëfunksionimi i agjencive ligjzbatuese dhe media. Ne kemi nevojë që për të luftuar krimin të krijojmë modele të mira në shoqëri dhe modelet e mira krijohen ngadalë”, tha Qendro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy