
Debati mbi trajtimin e mbetjeve vijon të jetë në qendër të vëmendjes se opinionit publik për mënyrën e trajnimit të këtyre mbetjeve duke ngre pikëpyetje se a ka dështuar trajtimi dhe transporti i tyre jashtë vendit.
Eksperti i Mjedisit Abdulla Diku, në një komunikim për “MCN live”, vlerëson se ekziston legjislacioni por në praktike, mbetjet trajtohen dhe hidhen akoma në landfille njëlloj si përpara.
Sipas tij, Shqipëria mbetet problem ndërkombëtar për ndotjen e Adriatikut nga mbetjet që pulsojnë në detet e rajonit.
Kemi legjislacion shumë të mirë, janë bërë investime domethënëse por që të gjithë e dimë që nuk janë investime që kanë vajtuar aty ku duhet, janë lek të vajtura kot, kanë avulluar.
Flas këtu për investime të bëra te të tre inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe mbetjet trajtohen dhe hidhen ne landfile njëlloj si përpara.
Flas këtu për një tendencë që është rikthyer për riciklimin e idesë së lejimit të importit të mbetjeve, lejimi i tyre në një kohë kur Shqipëria është e përmendur në tërë Evropën, veçanërisht në Adriatik ku mbetjet tona pluskojnë tani që vjen vjeshta dhe në territorin tonë i hedhin në det dhe ato zënë bregdetet e malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës dhe shkojnë deri në Itali dhe bëhen problem ndërkombëtarë, qeveria mendon të lejojë importin e mbetjeve.
Ideja e qeverisë për të rikthyer importin e mbetjeve, për ekspertin e mjedisit, është një e keqe e shtuar në kohën kur kjo qeveri nuk mendon se si do të menaxhohet këto mbetje dhe si të tillë nuk ka as kontroll as në import dhe eksport.
Poashtu qeveria mendon të lejoj importin e mbetjeve me motivacionin sikur tashmë kemi një administratë mëtë konsoliduar dhe kontrolli është më i madh ndërkohë që në tërë këto vite nuk ka pasur kontrolle mbetjeve, si në importon e mbetjeve e cila ka qenë e ndaluar me ligj, si në eksportin e mbetjeve të cilat asnjë nga institucionet qendrore në Portin e Durrësit, Agjencia e Mjedisit, etj, nuk dinë gjë se si kanë dal dhe janë zhdukur nga territori jonë një pjesë e të cilave janë mbetje të rrezikshme.
Pra në gjithë këtë kontest rikthimi i idesë për kontrollin e mbetjeve është një e keqe e shtuar pasi ne nuk kemi dhe nuk po gjemë dot zgjidhje për të menaxhuar dot këto mbetej që kemi, si do t’ja bëjmë me këto mbetje që do të importojmë, si do t’ja bëjmë me mbetjet që do të shtohen nga shtimi përditë e më shumë i i numrit të turistëve që gjenerojmnë sasi të jashtëzakonshme të mbetjeve.



