Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në se do t’i përgjigjet me armë bërthamore

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në se do t’i përgjigjet me armë bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është zotuar se do të përdorë armë bërthamore për të kundërshtuar kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara disa orë pas testimit të një rakete balistike ndërkontinentale ICMB.

Përshkallëzimet e fundit vijnë në një kohë kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së përgatitet të thërrasë një seancë urgjente mbi veprimet e Phenianit. Seanca do të mbahet ditën e hënë me urdhër të Japonisë, Koresë së Jugut dhe SHBA-së. Koreja e Veriut ka paralajmëruar përgjigje më të ashpra ushtarake kundër Uashingtonit.

"Kim Jong Un deklaroi solemnisht se nëse armiqtë vazhdojnë të paraqesin kërcënime ... partia dhe qeveria jonë do të reagojnë me vendosmëri ndaj armëve bërthamore me armë bërthamore dhe ndaj konfrontimit të plotë me konfrontim të gjithanshëm," raportoi të shtunën Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

KCNA tha se Hwasong-17 i lëshuar të premten kishte për qëllim arritjen e "parandalimit bërthamor më të fuqishëm dhe absolut" dhe e përshkroi raketën si "armën strategjike më të fortë në botë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy