Bushati: Nga 21 janari te inceneratorët një filozofi, mbrohen “gjeneralët” dhe dënohen “ushtarët”. Burgosja e Belerit politike (VIDEO)

Bushati: Nga 21 janari te inceneratorët një filozofi, mbrohen “gjeneralët” dhe dënohen “ushtarët”. Burgosja e Belerit politike (VIDEO)

Analisti Andi Bushati, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se burgosja e Fredi Belerit është politike, duke vënë në dukje se Rama sillet me dy standarde sa i takon integrimit europian. Duke cituat mediat greke, Bushati thotë se vetoja e Athinës nuk është përfunditmare, por një sinjal, ku ka ende hapësira për negocim. Lidhur me vendimin e Strasburgut për 21 janarin, Bushati tha se dyshon shumë nëse kjo çështje do të hapet në mënyrë të pavarur, dhe nëse do të ketë proces të drejtë. Ai vë në dukje se si në rastin e “21 janarit” ashtu edhe për inceneratorët mbrohen “gjeneralët” dhe dënohen “ushtarët”. 
Duke folur mbi veton e mundshme të Greqisë dhe çështjen “Beleri”, Bushati thotë:

Do rezerovohesha të thoja një veto përfundimtare, është një sinjal nga Greqia, sepse mediat greke thoshin që ka hapësirë për negocim nëse Tirana heq dorë nga ‘procesi politik’ për Belerin. Unë jam nga ata që mendoj se faji është në Tiranë, sepse burgosja e Alfred Belerit, është një burgosje politike, e kërkuar politikisht nga Edi Rama. Prokuroria, gjykata, kanë vepruar në bazë të një urdhri politik. Greqia shpesh herë përdor një nacionalizëm primitiv, është larg vlerave perëndimore europiane, në çështje të nacionalizmit, dhe në këtë rast është treguar agresive, por ne si shqiptarë duhet të bëjmë debat a jemi ne në rregull. Dhe unë mendoj se mënyra si u arrestua, burgos, dhe se si po procedohet Alfred Beleri, dy ditë para zgjedhjeve që në Shqipëri s’ka ndodhur kurrë, me një të infiltruar të policisë që e provokoi, ka qenë një burgosje e nxitur politikisht. Sado me nacionalizëm prmitiv të sillet Athina, shkakun ia kemi dhënë ne në Tiranë. Ne i kemi dhënë një shkak Greqisë për të nxitur në mënyrat më të këqija të mundshme nacionalizmin e vet. Nuk e di nëse do ketë një kompromis apo jo. Edhe pala greke kërkon një kompromis të arsyeshëm. Ata thonë që drejtësia e Shqipërisë, e varur apo e pa varur, të vazhdojë punën e vet, por le ta lënë Belerin të betohet dhe le ta procedojnë në burg po të duan. Prapë çështja është politike. Kush është më e rëndësishme për Shqipërinë, është betimi i Belerit, janë të rëndësishme investimet strategjike të Jugut që mund të pengojë Beleri, apo është rruga europiane
? Kryeministri ynë është nga ata lider ballkanikë që i ka thënë Maqedonisë ‘bravo’ që të ndërrosh emrin dhe flamurin vetëm që të mos pengosh rrugën tënde europiane! I thotë Kosovës prano dhe një Republika Srpska aty në territorin tënd vetëm të mos prishesh me Europën, ndërsa për disa  troje në Jug thotë do ta mbajë në burg Belerin, dhe punë e madhe tha nëse na bëhet pengesë për në Europë. Kemi të bëjmë me dy standarde. Kur Rama predikon që duhet të bëjmë sakrifica më të mëdha për integrimin europian, dhe kur këtu s’lë Belerin të betohet, ka një problem. Siç kanë vërtetuar faktet e fundit në gjykatë, Beleri është futur në kurthin e blerjes së votave nga një infiltruar i policisë”.

Duke folur mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për “21 janarin”, Bushati thotë:

Strasburgu na tha një gjë që ne të gjithë e dinim, që në 21 janar është qëlluar me plumba politikë. Për të mbrojtur zyrën e tij Sali Berisha ka vrarë demonstrues. Unë mendoj që vendimi i Strasburgut i thotë gjë drejtësisë shqiptare, që s’ka bërë asgjë për zbardhjen e një vrasje, që është një vrasje politike. Nuk ishin vrasje aksidentale, ishin të urdhëruara politikisht. Këtë na thotë edhe Strasburgu, si të tilla atyre i duhet shkuar deri në fund. Edhe drejtësia e re, e GJKKO dhe SPAK ka treguar që s’ka kredibilitet politik. Do doja një drejtësi që t’i shkonte deri në fund 21 janarit, dhe për të cilën të jepte llogari edhe Berisha, por a kemi ne sot, 12 vjet pas 21 janarit, një drejtësi që e ka bindur publikun shqiptar, që është e ndershme, e drejtë, dhe e pavarur, dyshoj shumë. Dyshoj shumë nëse do hapet në mënyrë të pavarur çështja e 21 janarit dhe nëse do ketë një proces të drejtë nëse hapet. Ata thonë kanë vrarë gardistët dhe s’ka faj Berisha, fiks këtë që po bëjnë sot, ka vjedhur Alqi Bllako me inceneratorët por s’ka faj Rama. Edhe me drejtësinë e re, edhe me të vjetrën kemi të njëjtën filozofi, të dënohen ushtarët dhe të mbrohen gjeneralët. Unë mendoj si dje dhe sot që opozitat janë në të drejtën e tyre, edhe të provokojnë, përgjegjësia është e atij që bën krimin. Faj në 21 janar patën ata që qëlluan me plumba mbi turmën”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy