Zgjedhjet në PD/ Balliu: Vetë Berisha nuk i plotëson kriteret. Kume: Të lejojë garën reale, kjo është farsë

Zgjedhjet në PD/ Balliu: Vetë Berisha nuk i plotëson kriteret. Kume: Të lejojë garën reale, kjo është farsë

Zgjedhjet në Partinë Demokratike ishin tema kryesore e diskutimit në MCN Informacion. Avokatja Alesia Balliu tha se Berisha ka humbur besimin e shqiptarëve. Ajo theksoi se gjykata duhet ta pezullojë procesin e zgjedhjeve në parti. 

 

Ndërsa gazetari Mariglen Kume tha se Berisha po bën të njëjtën gjë për të cilën akuzoi maxhorancën: farsën zgjedhore. 

 

Alesia Balliu 

 

Sali Berisha nuk e sjell dot PD-në në pushtet. La Civita nuk i shërbeu për asgjë. Thjesht u harxhuan miliona lekë, për të cilat nuk pati kurrë transparencë. Sali Berisha është nongrata edhe nga shqiptarët. Nuk kaloi dot as rezultatin e Lulit. Nuk ka non grata që i bën punë Sali Berishës. Ai mbahet si rrjeta e merimangës, të zgjasim sa të zgjasim. Edhe në Hungari, Orban pati mbështetjen e Trump, por kur u ngrit populli nuk mund t’i bënte ballë askush votës. Berisha do të fitojë betejat e veta personale, kjo nuk ka lidhje me PD. 

 

Gjykata duhet ta pezullojë këtë proces. I vetmi kandidat që nuk plotëson kriteret është vetë Sali Berisha. Një parti që nuk respekton ligjin që ka propozuar vetë nuk mund të qeverisë në asnjë moment. 

 

Mariglen Kume

 

Zoti Berisha mund të pretendojë se e sjell PD në pushtet, kjo është legjitime. Por të lejojë garën, përderisa akuzon maxhorancën për farsë. Të mos bëjë të njëjtën gjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy