Të shtënat në rrugën "Bardhyl", policia zbardh ngjarjen

Të shtënat në rrugën "Bardhyl", policia zbardh ngjarjen

Sandër Dapaj, 37 vjeç, i dënuar më parë, u arrestua pasi në mbrëmje ngriti në këmbë policinë e Tiranës, teksa qëlloi 6 herë me armë në rrugën “Bardhyl”. Gjatë kontrollit atij ju gjet edhe arma e zjarrit e llojit "Beretta".

Policia e Tiranës ka sqaruar se e gjitha ndodhi në një lokal bastesh sportive në pronësi të një 44-vjeçari me inicialet K.S.  Rreth orës 22:10, pronari, i mbështetur edhe nga Sandër Dapaj (tashmë i arrestuar), janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me pesë persona të tjerë: G.S, 35 vjeç, E. O., 35 vjeç (i dënuar më parë ), Sh. F., 32 vjeç,  E. B., 36 vjeç dhe  O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.

Si pasojë e konfliktit të ndodhur Sandër Dapaj, ka qëlluar në ajër me Beretta.

Ndërkohë pronari i pikës së basteve sportive është shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohet për veprën penale “organizim i lotarive të palejuara” dhe “vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizorë plazma.

Policia thotë se “vijon puna për identifikimin e  personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy