Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish në seancën e 53. Seanca e radhës u shty për orën 22, pak para përfundimit të aftit 30 ditor të përcaktuar nga gjykata kushtetuese. Për opozitën e vetmja zgjidhje në këto kushte janë zgjedhjet e reja.
Ish-deputeti Hisen Berisha tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se po dëshmohet hapur që kemi të bëjmë me një strategji të qëllimshme të cenimit të rendit kushtetues.
Mendoj se Presidentja e Republikës pas skadimit të këtij mandati e ka detyrimin që me dekret presidencial si person mbi palët dhe me autoritet kushtetues të shpërndajë Parlamentin sepse humbi legjitimitetin. Mosrespektimi i i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është shkelje e kushtetueshmërisë dhe cenimi i rëndë i Kushtetutës i penalizon të gjithë pa përjashtim. Të gjithë deputetët. Këta individualisht qofshin si grupe politike, qofshin si spektër politik janë të detyruar të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj dhe në momentin që i përball deputetët pas skadimit të afatit me shkeljet e kushtetutshmërisë me automatizëm janë jolegjitim për të qëndruar më tej në institucionin e Kuvendit.
Unë mendoj se masa shtesë që është kërkuar do të jetë suprimimi i punës së institucionit dhe ka afatin Kushtetues Presidentja që është 45 ditë dhe mendoj se do të filloj të numërohet nga 8 gushti dhe duhet të shpallë zgjedhjet e reja. Kemi hyrë në një fazë ku po dëshmohet hapur që kemi të bëjmë me një strategji të qëllimshme të cenimit të rendit kushtetues dhe në shtet demokratik çdo veprimtari e tillë penalizohet.



