Parlamenti i Finlandës miraton ligjin për martesat gay

Parlamenti i Finlandës miraton ligjin për martesat gay

Deputetët finlandezë ratifikuan së fundmi martesat gay, duke hedhur poshtë një tentativë të fundit të kundërshtarëve të saj për të penguar hyrjen në fuqi të ligjit më 1 mars.

Ndërmarrë nga partia e “Finlandezëve të vërtetë”, grupimi konservator në qeveri në 2015, kundërshtarë të martesës së personave të së njëjtës gjini kishin arritur ta kalonin në rend dite një iniciativë popullore për të shfuqizuar ligjin, i miratuar tashmë në 2014 me 101 vota pro kundër 90 deputetëve.

Parlamenti e ktheu tekstin dhe konfirmoi votimin e parë me një shumicë edhe më të theksuar 120 vota pro kundër 48. Ligji do të hyjë në fuqi siç parashikohet brenda dy javësh.

Këta deputetë që mbrojnë tezën që ata e cilësojnë “martesa autentike” mes një burri dhe një gruaje, kishin mbledhur më shumë se 50.000 firma qytetarësh të nevojshme për të detyruar Parlamentin për ta kaluar në rend dite këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy