Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” deklaroi se “nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”.
“Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”, tha kryeministri duke iu përgjigjur një komentueseje.
Ndërkaq ai vuri edhe njëherë në dukje se SPAK-u është ngritur me vullnetin e tij dhe të PS-së.
“Këto gjyqe që po zhvillohen si thua ti, nuk kanë lidhje me asnjë plan dhe asnjë projekt dhe me asnjë program dhe asnjë vullnet timin dhe të PS? Altin Dumani, për të cilin kam respekt, që ka gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë, përballë sulmeve kafshërore, nuk ka ardhur nga hëna, s’e kanë sjellë më avion nga Amerika dhe Europa, kur u ngrit SPAK-u, ka qenë këtu, ka qenë prokuror. E kishe dëgjuar përpara Dumanin?! Përse nuk kishte thirrur atëherë ndonjë politikan?!”.



